LAJME

Vdes një 53 vjeçar i prekur me Covid-19

Klinika Infektive ka njoftuar se, sot në orët e pasdites, në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet K. Q. , 53 vjeçar nga Komuna e Prizrenit.

“Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive”.

“Tek i sëmuri, gjate ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes”.

Kjo është vdekja e 14-të nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti.

LEAVE A RESPONSE