LAJME

Vendimi i Qeverisë për reciprocitetin, 11 mauna me mallra serbe s’lejohen të hyjnë në Kosovë (VIDEO)

11 maune me mallra serbe nuk janë lejuar që të hyjnë në Kosovë. Arsye për këtë është mosplotësimi i dokumentacionit të kërkuar sipas vendimit të fundit të Qeverisë në detyrë për masa reciproke.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci i ka thënë Gazetës Express se të gjitha kthimet kanë të bëjnë me aplikimin e masave të reciprocitetit.

“Vendimi i qeverisë zbatohet në perpikemiri nga Dogana. Deri tani kemi të kthyer rreth  11 maune. Të gjitha kthimet kanë të bëjnë me aplikimin e masave te reciprocitetit sipas pikës 1 respektivisht 1.1 dhe 1.3 dhe gjithashtu edhe pikës 3 te vendimit te qeverisë”, thuhet në përgjigjet e Stavilecit.

Ky vendim i Kurtit ka ngjallur reagime të shumta. Ndaj këtij vendimi, ka reaguar i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

LEAVE A RESPONSE