LAJME

Veseli kërkon masa nga shteti që të ruhet toka bujqësore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se situata e krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, ua ka rikthyer vëmendjen qytetarëve tek nevojat bazike sikurse është ushqimi i sigurt.

Sipas tij, është e nevojshme që edhe ne, të rikthejmë vëmendjen tek bujqësia jonë, në mënyrë që të përmbushim sa më shumë nevojat tona me prodhime ushqimore vendore dhe të ulim sa më shumë varësinë nga jashtë.

“Prandaj, duhen ndërmarrë politika stimuluese që nxisin shfrytëzimin e tokave të papunuara dhe mbrojnë fermerët vendas nga konkurrenca e pandershme e produkteve të importit”.

“Po ashtu, institucionet shtetërore duhet të marrin masa më të rrepta në mënyrë që tokat bujqësore të mbrohen dhe të mos lejohet të degradohen apo ndryshojnë destinacionin”.

LEAVE A RESPONSE