Lëvizja Vetëvendosje që nga dita dita e nesërme do të dalë në shesh për t’i kërkuar nënshkrimet e qytetarëve.
Kjo parti fillimisht kishte organizuar një peticion online për të shkuar në zgjedhje, kurse nga nesër ata do ta vazhdojnë këtë proces të peticionit edhe në formën me nënshkrime fizike.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ‘Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës’.
Duke filluar nga ora 10:00 e duke vazhduar deri në orën 18:00, duke respektuar distancën dhe të gjitha masat për luftimin e COVID-19, aktivistët e LVV do të jenë të vendosur në sheshin ‘Nëna Terezë’ për të mundësuar plotësimin dhe nënshkrimin e peticionit me kërkesën për zgjedhje.
Bëhet e ditur që ky peticion do të organizohet në të gjitha qendrat e qytetve të Kosovës.