Ka kaluar në fyerje personale një debat në televizionin publik të Kosovës. Avokati Tomë Gashi dhe aktivisti i PSD’së Nol Nushi mospajtimet e tyre i shfaqën në emisionin ‘Debat’.
Avokati Tomë Gashi thotë se është krenar me të birin e tij, pavarësisht se ai nuk arriti të marrë mjaftueshëm vota për tu bërë deputet në kuvendin e Kosovës ndërkohë ai e quan ‘zero’ PSD’në e cila nuk kaloi pragun zgjedhor. Kur një gjë e tillë kundërshtohet nga Nushi i PSD’së Gashi e pyet atë disa herë nëse kishte ngjarë nga nëna apo e motra. Pas kësaj Nushi i tha atij se kishte probleme psikike.
Gashi: Si kush je ti?
Nushi: Si kush jam unë? Unë jam aktivist politik
Gashi: A je si nona jote, a si motra jote? Si kush je ti?
Nushi: Qysh kush jam unë?
Gashi: Unë jam krenar që jam si djali jem? Si kush je ti, si nona a si motra jote? Kujt i ke ngja?
Për me tepër shikojeni videon e mëposhtme:


