RMV t’i hapë kufijtë njëjtë si shtetet fqinje dhe ato të BE-së, mërgimtarët të vijnë në vendlindje pa test PCR dhe t’ju hiqet masa e vetë izolimit, kanë kërkuar nga Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti thonë se vendimi I Qeverisë për hapjen e kufijve nuk është në kuadër të lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë respektivisht, hyrjen e tyre në Maqedoninë e Veriut.
Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët
Për në si ASH është i papranueshëm vendimi që qytetarët tanë për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut si kusht duhet ta kenë PCR testin, e aq më pak edhe të vetë izolohen. Maqedonia e Veriut tani më fatkeqësisht është lider në rajon për nga numri i të infektuarve dhe të vdekurve në milion banor, andaj shëndeti publik i qytetarëve të saj, nuk mund të rrezikohet nga mërgimtarët tanë që vijnë nga vendet e BE-së të cilat pothuajse e kanë fituar betejën me Covid 19 dhe i kanë hapur kufijtë për të lëvizur pa asnjë pengesë.
Bexheti tha se Maqedonia e Veriut si aspirante e BE- duhet t’i praktikojë praktikat e njëjta të shteteve të BE-së të cilët i kanë hapur kufijtë pa asnjë kufizimi.
Partia Alternativa vlerëson poashtu se masat e vetizolimit për personat që vijnë nga jashtë në Maqedoninë e Veriut është e pa kuptimtë kur qytetarët që do të hyjnë në vendin tonë do të dorëzojnë PCR-test negativ për Covid-19. Alternativa përshëndeti vendimin e Qeverisë për hapjen e të gjithë kufijve, por vlerëson se masat shoqëruese janë tendencioze, dhe siç thonë, me këtë synohet të pengohet ardhja e mërgimtarëve, sigurisht nga frika e rezultatit zgjedhor.
Alternativa
“Për neve kjo masë është tendencioze, sepse ashtu synohet të pengohet ardhja e mërgimtarëve, sigurisht nga frika e rezultatit zgjedhor. Me këtë rast përsërisim se vota e mërgimtarëve dihet se në çfarë ane është, por kjo nuk e ndryshon shumë rezultatin e fitores së koalicionit AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët. Por, shteti ynë duhet të ketë respekt për mërgimtarët dhe të mos shpikë masa penguese, sepse – përveç lidhjeve familjare që ata vijnë t’i ripërtërijnë – ata janë edhe një potencial i rëndësishëm ekonomik për vendin”
Me këtë rast Alternativa propozon që masat aktive të ndryshojnë me masa të reja, ashtu që ata që hyjnë në shtet t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore në pikën kufitare dhe kjo të jetë e mjaftueshme, një praktikë kjo e të gjitha vendeve fqinje.

