Eksperti kosovar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Merkur Beqiri, ka paralajmëruar se gjendja me koronavirus në Kosovë do të mund të dal nga kontrolli nëse skenari i Ferizajt mund të përsëritet në qendrat e tjera, sidomos në Prishtinë ku jetojnë rreth 1 e katërta e banorëve të Kosovës.
Beqiri ka shpjeguar projeksionet e tij për gjendjen me koronavirus Covid-19 në Kosovë gjatë një interviste për Gazetën Shneta. Ai thotë se në 2 javët e ardhshme në rastin më të mirë në Kosovë mund të preken disa qindra persona, ndërsa në rastin më të keq do të shkoj deri në afër 6 mijë.
Eksperti i të dhënave ka deklaruar se nëse nuk do të ketë reagim të qytetarëve për t’i respektuar rekomandimet dhe masat parandaluese, atëherë gjendja do të përkeqësohet.
Beqiri ka folur edhe për gjendjen në disa prej vendeve të botës të cilat po përballen me mbi 100 mijë raste të të infektuarve, si dhe ka treguar skenarët se si do të zhvillohet virusi në disa pjesë të tjera të botës të cilat deri më tani nuk kanë pasur numër të madh të rasteve.
Ndiqeni intervistën e plotë:
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.