Ish-kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar peticionin e iniciuar nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet të cilit kërkohen zgjedhje.
Kurti tha se zgjedhjet janë qëllimi i tyre politik, pasi janë parim i shkelur demokratik.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, shkroi Kurti. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/albini2017/posts/885750455258173


