Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e bindur se këtë javë do të votohet Qeveria Hoti.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë për Telegrafin se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për mandatarin Avdullah Hoti.
“Presim që shumë shpejt të vjen vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe besoj që gjatë kësaj jave do ta kemi qeverinë e re”, është shprehur Lekaj.

Ndërkaq, sipas marrëveshjes që kanë arritur LDK dhe AAK, kësaj të fundit i takojnë katër ministri në Qeverinë e ardhshme, e po ashtu AAK do të ketë edhe zëvendëskryeministrin e parë.
AAK pasi kishte arritur marrëveshje me LDK-në, kishte bërë publike edhe emrat e të propozuarve për ministër.

