Universitete të caktuara në vend akoma nuk kanë vendosur nëse sesioni i provimeve të qershorit do të realizohet online ose me prezencë fizike. Nga Ministria e Arsimit thonë se do të takojnë rektorët dhe nëse paraqitet nevoja do të bëhen edhe ndryshime në dekretet ligjore. Studentët e Universitetit Kirili dhe Metodi kërkojnë që provimet të mbahen me prezencë fizike, ndërsa sesioni i provimeve të shtyhet deri më 14 korrik.
Nëse sesioni i provimeve vazhdohet deri më 14 korrik do të mundësoj më shumë termine për mbajtjen e provimeve. Me këtë nuk do të krijohet kaos që në fillim të sesionit në qershor dhe studentët të shkojnë të papërgatitur në fakultet- deklaroi Borjan Eftimov, Kryetar i Parlamentit Studentor në USHKM
Prezencë fizike kërkojnë edhe studentët e Universitetit “Nënën Tereza”, si formë më e besuar për vlerësimin e tyre.