Ka vazhduar replika mes ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, dhe Visar Ymeri, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, rreth statistikave të rënies së papunësisë gjatë pandemisë, në 6.6 për qind.
Ymeri përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, Bislimi ka keqkuptuar deklaratën e tij pasi nuk e ka lexuar me kujdes.
Anëtari i PSD-së, ka thënë se e ka përshëndetur reduktimin e ekonomisë informale mirëpo, se Ministri Bislimi e sheh ekonominë vetëm teknikisht, sikur shkencë numrash.
“Manipulimi ka të bëjë pikërisht me këtë këndvështrim të ngushtë teknik që po e aplikon në ‘sqarimin’ tënd. Për vete këtu e kam problemin – ti e sheh ekonominë vetëm teknikisht, sikur shkencë numrash. Unë e shoh atë si aktivitet shoqëror. Për të qenë korrekt VETËVENDOSJE! e ka parë kështu ekonominë prej se flet për ekonomi. Ndërsa tash tin ë emër të VV flet për ekonominë përmes numrave të ngurtë e abstrakt. Me rëndësi është që numrat të dalin mirë pakçka që realiteti ekonomik e shoqëror është shumë më keq se sa që po ke vullnet ta pranosh. Kjo qasje është devijim flagrant politik. Fatkeqësisht në këtë rast jo i një njeriu (siç më akuzon ti mua), e i cili, edhe kur është e vërtetë, nuk paraqet ndonjë problem të madh për vendin, por i një partie të tërë dhe atë në pushtet e që është problem i madh për vendin”, ka thënë Ymeri.