Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ishte lajm i rëndë vdekja e gruas nga Gjakova e cila pritej të bëhej nënë.

“Sot morëm njoftimin e rëndë për humbjen e jetës së bashkëqytetares sonë. Ajo priste të bëhej nënë. Komplikimet nga COVID-19 ia prenë jetën dhe ëndrrën në mes. Marrim pjesë në këtë dhimbje të dyfishtë të familjes e miqve”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ministri në detyrë ka bërë thirrje që të mos shpërqendrohemi nga mbrojtja në këtë betejë që hera – herës i kapërcen mundësitë tona të deritanishme.

“Të zbatojmë rregullat, të mbrojmë e shpëtojmë jetë”, ka shkruar Vitia.

Postimi i plotë:

Sot morëm njoftimin e rëndë për humbjen e jetës së bashkëqytetares sonë. Ajo priste të bëhej nënë. Komplikimet nga Covid-19 ia prenë jetën dhe ëndrrën në mes.
Marrim pjesë në këtë dhimbje të dyfishtë të familjes e miqve!
Nuk ka fjalë ajo çfarë ndjejmë ne dhe gjithë stafi mjekësor që e asistoi gjatë tërë këtyre ditëve të vështira.
Të nderuar qytetarë, na duhet forcë e disiplinë për të shmangur dhembje të tjera.
Të mbrojmë veten dhe të dashurit tanë. Jeta ka vlerë sepse ajo e bën të mundur çdo shpresë e çdo projekt.
Kurrë nuk është mjaft kujdesi. Le të mos shpërqendrohemi nga mbrojtja në këtë betejë që hera – herës i kapërcen mundësitë tona të deritanishme.
Të zbatojmë rregullat, të mbrojmë e shpëtojmë jetë. Duhet të besojmë realisht që kjo fazë është e përkohshme dhe nuk duhet të rrezikojmë një jetë të tërë nga pakujdesitë në këto pak javë.

By admin

Leave a Reply