Ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë detaje nga bisedat telefonike që kishte dje me homologët e tij të shteteve fqinje.

Ai ka thënë se në diskutimet me ministren e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, atë të Malit të Zi, Kenan Hrapoviq, Zlatibor Lonçar nga Serbia dhe Venko Filipçe nga Maqedonia e Veriut, u vlerësua se gjendja aktuale duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe ndihma duhet të jetë e shpejtë dhe reciproke.

“Pandemia është problem i përbashkët dhe të gjithë shtetet e Ballkanit duhet të lehtësojnë me sa mundet njëri-tjetrin në përvoja dhe ndihma profesionale. Udhët e qarkullimit për mallrat, personelin shëndetësor dhe pajisje mjekësore duhet të jenë të lira.

Të gjithë u dakorduan dhe premtuan se do të jenë të gatshëm për çdo lehtësim në këtë sipërmarrje të përbashkët kundër COVID-19”, është shprehur ministri Vitia.

By admin

Leave a Reply