Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi se lirimi i masave restriktive nuk është i ndërlidhur me tubimin e paralajmëruar për sot, ndërsa tha se pavarësisht që do të vazhdohet me lirimin e masave, rreziku ende nuk ka kaluar.
Vitia këto komente i bëri pas një takimi që kishte me ambasadorin italian, Nicola Orlando.
Ai tha se vendosja e maskave, distanca sociale dhe higjiena personale do të jenë pjesë e këtij normaliteti, raporton Telegrafi.
I pyetur për akuzat e partive opozitare se në MSH ka pasur keqpërdorime me tenderë gjatë pandemisë, Vitia tha “nga fillimi i pandemisë, nga kërkesat e para që kemi bërë për materialet në një situatë emergjente të shëndetit publik duke parë këtë emergjencë edhe nevojën e shpejtë për t’u pajisur me pajisje mbrojtëse kemi kërkuar ditët e para nga Policia, Njësia e krimeve ekonomike dhe nga Autoritet i konkurrencës të vijë të asistojë që çdo keqpërdorim eventual të hetohet dhe kushdo, nëse zbulohet normalisht të marr dënimin e merituar”.
Ai tha se janë të hapur për çdo hetim dhe iu ndihmon të marrin masa ndaj atyre që kanë abuzuar. /Telegrafi/