Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se Vjosa Osmani nuk mund të konsiderohet më pjesë e LDK-së, përderisa “edhe zogjtë e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin”, kryeministrin në detyrë të Kosovës.
Rugova ka deklaruar sot se nuk ekziston asnjë standard botëror i njëjtë me sjelljen e kryetares së Kuvendit të Kosovës me partinë ku bën pjesë, në këtë rast me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Vjosa Osmani ka thënë se edhe zogjtë e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin dhe u kry puna. Ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë, e që ekziston, në të cilin mund të lejohet që dikush ta trajtojë atë [Vjosa Osmanin] në këtë formë”, ka thënë Rugova, në një deklaratë për Gazetën Blic të mërkurën.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.