Në emisionin “Desku”, në KTV, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani duke folur për situatën e krijuar pas rrëzimit të Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja për të pasur një shumicë Qeveritare të pranueshme, raporton Atdheulajm.
Mes tjerash ajo ka thënë se në rast se shkohet në zgjedhje, nuk do të kishte të pranuar që të jetë bartëse e listës në partinë e cila sipas saj dëshiron të bëjë koalicion me partitë që e kanë zhvatur Republikën e Kosovës./AtdheuLajm/