Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës, përkohësisht nuk është i aftë për t’i kryer përgjegjësitë e tij, ai mund t’ia kalojë vullnetarisht përgjegjësitë, Kryetares së Kuvendit, në këtë rast Vjosa Osmanit.
Kështu thuhet në nenin 90 të Kushtetutës raporton Gazeta Blic.
Ky post nuk mund të ushtrohet për një interval më të gjatë kohor se gjashtë muaj shkruhet në këtë nen të Kushtetutës.
Kujtojmë se sot zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë kundrejt presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Kjo aktakuzë vjen tre ditë përpara takimin në Uashington të delegacion kosovar dhe atij serb.
Pas inicimit të këtyre aktakuzave, presidenti Thaçi ka ndërprerë fluturimin në SHBA dhe pritet nesër të kthehet në Kosovë.
Ndërkohë Gazeta Blic nga burime të saj brenda LDK-së merr vesh se takimin në Uashington pritet ta anulojë edhe kryeministri Avdullah Hoti.