Vuçiq: Nuk ia pranova Amerikës dokumentin ku na kërkohet njohja reciproke, nuk diskutohet më tej
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka folur pas takimit me palën kosovare në Washington ku thotë se një ndër pikat në dokumentin e ofruar në SHBA ishte edhe njohja reciproke me Kosovën, për çka thotë se e ka refuzuar, transmeton Periskopi.
“Dokumenti i parë që kishim titullohej Normalizimi Ekonomik. Të dyja palët erdhën dhe pala amerikane ndau një dokument me ne, për të cilin pala jonë nuk kishte njohuri. Ajo letër ishte jashtëzakonisht e vështirë, kishte 15 ose 16 pikë dhe njëra prej tyre ishte reciprokisht përjashtuese. Unë refuzova. Nuk është asgjë e re, e vetmja gjë që menduam ishte që ajo të mos ishte në dokumentin për stabilizimin ekonomik. Ata ishin të drejtë dhe u dëgjuam nga kabineti i Trump. Në dokumente të tjera, kjo dispozitë nuk është më atje,” tha Vuçiq.PERISKOPI/