Center for Youth Education and Mediation CYEM në Gostivar, sot ka përfunduar me kampanjën ” Bëje Diferencën, Dhuro” . Përgjatë ditëve të javës vullnetarët e kësaj qendre kanë mbledhur të holla nga bizneset që shtrrihen në qytetin e Gostivarit me qëllim që të ju dalin në ndihmë familjeve me status të rëndë ekonomik. Vullnetari i qendrës Sefedin Jonuzi shprehet se ky aktivitet erdhi si pasojë e gjendjes së jashtzakoshme që kalojmë dhe duke marrë parasysh familjet me status të rëndë ekonomik. ” Si vullnetarë të qendrës për edukim rinor dhe ndërmjetsim morrëm inciativë që të mbledhim të holla nga donatorë të ndryshëm dhe t’i furnizojmë me pako ushqimore familjet me status të rëndë ekonomik, kemi përgaditur diku rreth 37 pako të cilat do të shpëndahen gjatë vikendit ” theksoi Sefedin Jonuzi.
Poashtu në njoftimin e CYEM thuhet se donatorët e qytetit kanë kërkuar të mbeten anonim dhe se do të përkrahin inciativa tjera. Më poshtë gjeni edhe publikimin e qendrës në faqen e saj në facebook, përcjell Atdheu Lajm