LAJME

Zaev arsyetohet për sharjet dhe fjalët që dëgjohen në 4 incizimet e publikuara

Me titullin “E vërteta për Zoran Zaevin” katër audio incizime të reja janë publikuar në internet. Në to dëgjohet zëri i kreut të LSDM-së Zoran Zaev i cili flet me një person identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Duke e ditur se do të pyetej për to, kreu socialdemokrat në konferencën për media të mbajtur pas takimit me parterët e koalicionit, kishte përgatitur përgjigje për të arsyetuar ato që dëgjohen në bomba.

Audion ku dëgjohet të shajë popullin që do të votonte sërish pushtetin e atëhershëm të drejtuar nga VMRO-PDMNE-ja, Zaev e arsyeton se ka qenë i bindur që qytetarët do të mbështesin politikat demokrate e jo regjimin. Këtë e thotë edhe për audio bombën tjetër ku dëgjohet të thotë se janë të tijat “organizatat qytetare, ato të financuarat nga SOROSI dhe Parlamentin Studentor.

LEAVE A RESPONSE