Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë sqarime rreth 7000 testeve për Covid-19 të cilat janë porositur nga kjo ministri.
Ai në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës deklaroi se sonte do të vijnë edhe 2000 mijë teste të tjera në Kosovë.
“Ky është fakt i njohur që janë porositur këto shtatë mijë teste, kur është lidhur kontrata normalisht porositet edhe malli i cili ka me u ble për vlerën financiare që jepet”.
“Por është evident fakti që këtyre ditëve tregu ndërkombëtar ka qenë i ngarkuar për shkak të kërkesave të mëdha të shteteve të ndryshme për teste”.
“Kjo kontratë ka filluar të realizohet qysh para dyjave veç janë shpërndarë 2100 teste nga kontrata që ka lidhur Ministria e Shëndetësisë me një operator ekonomik”.
“Gjatë ditës së sotme pritet të vijnë edhe 2000 teste të tjera në mbrëmje sonte dhe të jenë në IKSHPK”.
“Edhe pa këto teste IKSHPK nuk ka qenë pa teste normalisht kemi dashtë të kemi edhe më shumë por nuk është që nuk kemi pasë teste”.
“Nuk ka qenë ndonjë process i rrezikuar të ndërpritet për akuza të mungesës së testeve”.
“Ndoshta nuk është kuptuar drejtë normalisht që ministria është informuar nga operatori ekonomik që këto teste janë në stok edhe do t’i sjell ato”.
“Në fakt, Kosova nuk është pa teste ne i kemi edhe 1 mijë teste donacion që janë dhuruar nga Turqia, sot është fakt i njohur që kemi marrë edhe 1 mijë teste të tjera nga Serbia në kuadër të bashkëpunimit që po bëjnë shtetet e për luftimin e Covid-19”, deklaroi Hoti.