Milaim Zeka duke komentuar deklaratën e Albin Kurtit për marrëveshjen Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, thotë se ‘ai ia ka kaluar Enver Hoxhës me gënjeshtra për ShBA-të”.Ai thotë se ka qenë partia e Kurtit e para, përkatësisht ish-ministri i tij që ka propozuar dalje në Detin Adriatik për Serbinë.
“Albin Kurti ia ka kalu Enver Hoxhës në gatimin e gënjeshtrave dhe paranojën e tij në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka dyshim që Albin Kurti është krijesë e kategorisë së Fidel Kastros, e atyre marksist-leninistëve ultra –ekstremistë, të cilët shohin vetem zi e terr në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Zeka për T.Channel transmeton Periskopi.