Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Osmani ka thënë së në takim me ambasadorët dhe Apsotolovën kanë biseduar për zhvillimet e fundit, transmeton Telegrafi.
Kisha një takim produktiv me ambasadorët e Quint-it dhe Nataliya Apostolovën për të diskutuar zhvillimet e fundit politike. I falënderova të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme për vendin tonë dhe për të gjitha institucionet”, ka shkruar Osmani në një postim në Twitter.
Ndryshe, dje Specialja ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Pas kësaj, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë anuluar vizitën në Washington, ku pritej të rifillonte dialogu me Serbinë./Telegrafi/
Had a productive meeting with the Quint Ambassadors and @ApostolovaEU to discuss the latest political developments. I thanked them all for their continued support to our country and to all our institutions. @USAmbKosovo @GermanAmbKOS @nicolaorlando @UKinKosovo @FranceauKosovo