LAJME

​Hoti: Marrëveshja me Serbinë në përputhje me Kushtetutën, ose s’do të ketë fare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë do të jetë e mirë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ose nuk do të arrihet fare.

Shefi i ekzekutivit në interpelancën për largimin e reciprocitetit ka thënë se këto të fundit mund të rikthehen nëse vazhdohet stus-quo.

“Ose ka me u mbërri një marrëveshje e mirë që është në përputhje me Kushtetutën ose nuk ka me pas marrëveshje. Këtë mund të iu them. Mandej mund të vazhdojmë me vendosje të masave ose staus-qous edhe me gjitha problemet që kemi pasur deri më tani”, tha ai.

Largimin e reciprocitetit, Hoti e ka ndërlidhur me ruajtjen e partneritetit ndërkombëtar.

“Është jetike me i ruajt partnerët ndërkombëtarë. Nëse nuk i kemi ata mbesim një vend i vogël i izoluar, ku kurdo mund të marrim lajme për tërheqjeve njohje”, tha ai./Telegrafi/

LEAVE A RESPONSE