LAJME

​Policët kërcënohen gjatë kontrollit në një lokal në Prishtinë

Deri sa njësiti policor ka qenë në një rast për prishje të rendit dhe qetësisë publike, në një lokal ku kishte shumë njerëz, duke u shqiptuar tiketa për mosrespektim të masave anti-COVID, një i dyshuar ka kanosur me fjalë një zyrtar policor.

I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe në konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.