Armend Zemaj, kryetar i Komisionit për shëndetësi, kishte një përplasje të gjatë me deputetin e VV-së, z.Mirsad Shkreta.

Zemaj: Njerëzit i ke cu drejt vdekjes me mosdije, e ke akuzu Insitutin, qytetarët, opozitën, e ku është qeveria doktor.

Shkreta: Ja pra, ja roli jot, në vend se të japësh propozime konkrete.

Zemaj: I kemi dhanë o doktor, tetë masa i ka dhanë LDK, bashkë me propozime.

Kur u ngritën në këmbë, pasi përfundoi mbledhja e Komisionit, deputët vazhduan të diskutonin me njëri-tjetrin, ku Zemaj dëgjohet duke thënë: “Ju ende po më shihni si ministër’.

 

Kujtojmë se në këtë mbledhje, deputetë të opozitës kanë kritikuar Qeverinë për keqmenaxhimin e pandemisë si dhe kanë kërkuar nga ministri Arben Vitia që të raportojë në këtë Komision për situatën pandemike./Periskopi

By admin