Connect with us

KUZHINË

Vlerat E Jashtëzakonshme Të Farave Të Specit Për Shëndetin

Published

on

Farat e specit jemi mësuar t’i hedhim në kosh përpara çdo gatimi të perimes.

Megjithatë, këto fara bardhoshe kanë të njëjtat vlera si speci vetë.

Advertisement

Speci dhe farat e tij janë të dobishme kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe mbajtjen e kolesterolit në nivele të ulëta.

Specat janë të pasur me fibër, proteinë, vitamina dhe minerale si magnezi, fosfori, kaliumi, hekuri dhe kalçiumi.

Advertisement

Më poshtë gjeni të renditura nga AgroWeb.org vlerat e jashtëzakonshme të farave të specit.

Burim i Vitaminës C

Farat dhe speci janë të pandashëm në përmbajtjen e vitaminës C.

Advertisement

Kjo e fundit ndihmon në përthithjen e hekurit në organizëm dhe është një antioksidant i fuqishëm.

Shëndeti i Zemrës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, specat dhe farat e tyre janë një burim i pasur ushqyesish dhe flavonoidësh.

Advertisement

Ata parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe ulin gjasat e shfaqjes së atakut në zemër apo ishemisë.

Kjo është arsyeja përse speci duhet ngrënë me të gjitha farat.

Advertisement

Shëndeti i Syve

Vlerat e farave të specit janë të mira edhe shëndetin e syve.

Farat janë të pasura me vitaminë A që përmirëson shikimin veçanërisht natën.

Advertisement

Vlera Të Shumëfishta

Të gjitha llojet e specave, pavarësisht ngjyrës, ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të diabetit, kolesterolit dhe dhimbjeve.

Farat përmbajnë kapsaicinë, e cila sipas të dhënave të AgroWeb.org është një substancë e jashtëzakonshme mirëbërëse.

Advertisement

Shëndeti i Lëkurës

Farat duhen konsumuar shpesh, sepse përmbjanë shumë vitaminë E, e cila i jep shkëlqim rinor lëkurës dhe i bën flokët më të fortë.

Djegia e Kalorive

Nëse jeni duke përgatitur një sallatë me mish pule, përdorni speca bashkë me farë për një shije më të plotë.

Advertisement

Sallata të tilla me këto përbërës janë të shijshme dhe nuk përmbajnë shumë kalori.

Të Pasur Me Fibër

Speci dhe farat e tij janë shumë të pasur me fibër dhe e mbrojnë organizmin nga toksinat dhe bakteret./AgroWeb.org

Advertisement
Continue Reading
Advertisement