Banka Evropiane ka marrë vendim për të ndaluar qarkullimin në treg të banknotës 500 euro.
Si rezultat i kësaj, Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që të ndaloj emitimin dhe shtypjen e kësaj banknote, andaj tani e tutje më nuk do të ketë të re në treg.
Lajmin e ka konfirmuar edhe guvernatori Fehmi Mehmeti, i cili ka njoftuar se ata që tashmë posedojnë një të tillë duhet ta dorëzojnë në institucionet financiare në mënyrë që gradualisht të tërhiqet nga tregu.
“500 eurove nuk do ju hup vlera, mos të frikësohen qytetarët që i kanë. Ato i pranojnë të gjitha bizneset dhe institucionet financiare, por nuk do të ketë të reja më në treg derisa këto që janë gradualisht do heqen nga përdorimi”, tha Guvernatori Mehmeti.


