A do të jetë Murat Jashari apo Vjosa Osmani, presidenti i ri i Kosovës?! Albin Kurti vjen me përgjigjen e tij
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.
Kurti në një konferencë për media së bashku me kandidatin e VV’së për deputet Boiken Abazi ka thënë ndër të tjera se nuk do të ketë kompromis me postin e presidentit.
I pyetur nëse ka pasur takim mes Kurtit, Osmanit e Murat Jasharit për postin e Presidentit, ai tha se një takim i tillë s’ka ndodhur dhe posti i presidentit do t’i takojë Vjosa Osmanit.
“Çështjes së një kompromisi të aluduar me zonjën Osmani dhe zotin Murati nuk ka pasur një takim të tillë ne e kemi bërë koalicioni parazgjedhor me Vjosa Osmanin prandaj zgjedhjet ishin referendum, populli nuk bën kompromise por dëshiron ndryshime”, u shpreh Kurti.