LAJME

A ka mundësi të lirohen me kusht Thaçi e Veseli? Ja çfarë thotë bashkëpuntori i tyre

Enver Hoxhaj ka folur për mundësinë e lirimit me kusht nga Specialja të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se pret të ketë ndonjë vendim pozitiv, por është treguar i rezervuar duke thënë se nuk dëshiron të ndërhyjë në vendimet e Gjykatës Speciale.

“Unë mendoj se e meritojnë mbrojtjen në liri të dy, por edhe të gjithë të tjerët që janë në Hagë. Kjo për shkak të sjelljes së tyre dhe bashkëpunimit me Gjykatën Speciale që nga momenti që iu është konfirmuar aktakuza. Do të ishte lehtësim i madh për ta, familjet e tyre dhe për të gjithë strukturat e PDK-së”, ka thënë Hoxhaj në T7, transmeton Periskopi.

Hoxhaj ka theksuar se Thaçi e Veseli nuk kanë ndikuar në vendim-marrjen e kryesisë së PDK-së, që nga dita që kanë udhëtuar për në Hagë. /Periskopi

LEAVE A RESPONSE