FETARE

A Mund Të Na Tregoni Për Shenjat E Kijametit, Cilat Janë Ato Dhe Si Ndahen?

A mund të na tregoni për shenjat e Kijametit, cilat janë ato dhe si ndahen?

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka paralajmëruar për disa shenja që kanë për të ndodhur para se të ndodh Dita e Gjykimit, dhe këta shenja dijetarët i kanë ndarë në dy grupe: Shenjat e vogla dhe shenjat e mëdha. Shenjat e vogla gjithashtu dijetarët i kanë ndarë në 3 grupe: -shenjat e vogla që kanë ndodhur dhe nuk përsëriten më, – shenjat e vogla që kanë ndodhur dhe përsëriten, – shenjat e vogla që ende nuk kanë ndodhur, që do të ndodhin para ditës së Gjykimit.

Ndërsa shenjat e mëdha, transmeton Imam Muslimi nga Hudhejfe i cili thotë se ishim me shokët tonë duke e përkujtuar njëri-tjetrin, pra ishim me një mexhlis dhe ia rikujtonim njëri-tjetrit ditën e Gjykimit, dhe erdh Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe na pyeti dhe na tha: çfarë bëni në këtë vend? – Ata i thanë: Ja RasulAllah ishim duke rikujtuar ditën e Gjykimit. Tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se dita e Gjykimit nuk ka për të ndodhur përderisa nuk shfaqen 10 shenja.

Nga ky hadith e kuptojmë se shenjat e mëdha që nënkupton se shumë afër është dita e Gjykimit kur të shfaqen këta 10 shenja të mëdha. Dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në këtë hadith i numëroi këta 10 shenja dhe tha: Nuk ka për të ndodhur dita e Gjykimit përderisa nuk shfaqet tymi që do ta kaplon tokën.

Gjithashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha, përderisa nuk del Dexhalli, nuk ndodh dita e Gjykimit. Gjithashtu Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përmendi një shtazë e cila do të shfaqet .. përmendi lindjen e diellit nga perendimi, dhe zbritjen e Isait, shfaqjen e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve dhe i përmendi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tre shafitjet, shafitja e tokës ne lindje, perëndim dhe në Gadishullin Arabik, dhe e fundit thotë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe zjarri që do të shfaqet, do të del nga Jemeni, ku njerëzit do t’i tubon në vendin e tubimit të tyre në Sham.

Pra këta janë 10 shenjat e Kijametit që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka paralajmëruar se kanë për të ndodhur, dhe normal që besimtarët e besojnë siç ka paralajmëruar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për këta shenja jo rastësisht na ka treguar por Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na ka treguar për shenjat e kijametit që t’i kemi parasysh dhe të kujdesemi, dhe të përfitojmë dhe të ruhemi nga sprovat që i paraprijnë ditës së Gjykimit.