LAJME

Abdixhiku tregon dy arsye pse humbi LDK’ja

Kandidati për kryetar të LDK’së, Lumir Abdixhiku ka përmendur dy gabime që sipas tij e ulën kaq shumë partinë në zgjedhjet e fundit, transmeton Periskopi.

‘’Ka dy gabime këtu. E para mospërputhja e kërkesës së njerëve tanë me përfaqësim. Ofronim dicka tjetër si individë e grup e realizohej dicka tjetër. Përfaqësimi jonë politik nuk ka qenë i duhuri. Nëse ka zgjedh dicka tjetër e kemi ofru dicka tjetër. Kemi bërë  gabime të vazhdueshme në organizimin e partisë. Kemi zgjedh një model, kanë ekzistu praktikisht dy mendime’’, ka thënë ai në Rubikon.

‘’Ka njerëz në LDK që nuk kanë divergjenca në mendim. E tjetra që LDK’së i duhen njerëz. Partitë tjera kanë bërë punën që është dahur ta bëjmë ne.  Në kto nivele kemi shkaktu dëme të vazhdueshueshme’./PERISKOPI/

LEAVE A RESPONSE