“Ai s`ban pazar me troje e me gurët e kufinit, s`e don atdheun për lek!!”/ Çun Lajçi: M`duket se quhet Albin!
“Ai s`ban pazar me troje e me gurët e kufinit, s`e don atdheun për lek!!”/ Çun Lajçi: M`duket se quhet Albin!
Aktori Çun Lajçi përmes një postimi në Facebook ka thurur lavde për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke iu kundërpërgjigjur atyre që po e kritikojnë.
Lajçi ka thënë se Kurti nuk bën pazare me gurët e kufirit, nuk e do atdhenë për lek, dhe se ka guxim për veprim ndaj hajnit, mashtruesit, fajdexhiut, vrsësit, dhunuesit e shitësit të atdheut!
Sipas Lajçit një politikan si Albini, i duhet gjeneratave të reja.
Postimi i plotë i Çun Lajçit:
M’duket se quhet Albin!
M’duket se asht kryeministër që mua s’me duhet, e atdheut po!
Ju mund t’mos e duroni as madhështinë as vogëlsinë e tij. Mund ta urreni por jo edhe t’flisni mbarë e mbrapsht vetëm pse keni averzion ndaj tij!
Ai s’iu prishë me Amerikën nëse ju jeni t’prisht!
Kurkush s’iu fajson pse egoja juej asht thurë gabim e s’duroni hije tjetër, diell tjetër, frymë tjetër, mendim tjetër, fjalë tjetër, e mbi t’gjitha guxim për veprim ndaj hajnit, mashtruesit, fajdexhiut, vrsesit, dhunuesit e shitësit t’atdheut!
Ai s’ban pazar me troje e me gurët e kufinit!
Ai s’i ka mbushë xhepat me shitëblembje!
Ai s’e don atdheun për lek1
Ndoshta s’derdhi gjak sa ju, por djersë ma shumë se ju po.
Atij mundësh me ia thye kokën n’gurët e kufinit, por gurët me i lëvizë si Ju jo!
Mos e shani kot ju që e keni për interes politik, se populli e din kush asht,e populli nuk shahet pse e don aq shumë!
M’duket se quhet Albin e m’duket se asht Kryeministër. Duroni se m’duket që ka me iu ra mirë edhe juve.
Mua jo!
Unë jam sot për nesër, por gjeneratat po vinë e atyne iu duhet ai, jo ju!