Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli u takuan sot për të diskutuar mbi mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat.
Sa i përket Ligjit të Pagave, kryeministri Kurti tha se qëllimi primar i tij do të jetë që të krijojë transparencë dhe barazi në sektorin publik, për dallim nga ai paraprak.
Në lidhje me pagën minimale, ai tha se gjatë mandatit të tij, sikurse është zotuar para qytetarëve dhe miratuar në programin qeverisës, ajo do të ngritet në 250 euro, thuhet tutje.
Ndryshe kjo rritje e pagës minimale, përbën një lajm të gëzueshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët me padurim e presin një rritje të këtillë.