LAJME

Alma Lama godet Vjosa Osmanin për intervistën në BBC: Nuk është mirë t’iu japim municion armiqëve

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka kritikuar u.d së presidentit Vjosa Osmani për intervistën e saj në BBC.

Lama ka shkruar se nuk është mirë që tu jepet municion armiqëve duke cituar MPJ-në ruse e cila kishte shkruar në nëntor 2020 në twitter se Kosova është vend i ekstremizmit dhe krimit.

“Nuk eshte mire t’iu japim vete municion armiqve, qe t’i perdorin kunder nesh! Ministria e jashtme e Rusise ne nentor 2020, ne Twitter:“Kosova ka kohe qe eshte bere nje shtrat i ekstremizmit dhe krimit, edhe pse eshte nje fqinj i BE-se. Ne shpresojme qe Perendimi do ta kuptoje natyren e vertete te “shtetesise” se Kosoves.” Ka shkraur Lama.

Vjosa Osmani është kritikuar për intervistën e saj në mediumin britanik BBC ku kishte deklaruar se krimi dhe korrupsioni janë problemet më të mëdha të Kosovës.