LAJME

Ambasada e Kosovës në Itali del me njoftim të rëndësishëm

Nga 6 marsi në Itali hynë në fuqi Dekretin e fundit të Qeverisë së re italiane në lidhje me masat anti Covid-19.

Ambasada e Kosovës në Itali thotë se Dispozitat e Dekretit në fjalë parashikojnë zgjatjen e kufizimeve të qarkullimit apo lëvizjes deri me 27 mars 2021.

Ambasada njofton se udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara si: për arsye pune, shëndetësore, studimi, urgjence dhe kthimi në vendbanim. Më pas, kthimi në Itali parasheh paraqitjen e formularit të vetë-deklarimit ku secili shtetas shpjegon arsyen e kthimit dhe dokumente të tjera mbështetëse që e konfirmojnë hyrjen në Itali, si dhe detyrimin e respektimit të masave të vetë izolimit të detyrueshëm 14 ditorë dhe mbikëqyrjen shëndetësore.

Të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë tranzit përmes territoreve italiane, duke plotësuar formularin e vetë deklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit dhe duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve nga momenti i hyrjes.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali njofton se ofron shërbime konsullore vetëm me termine të rezervuara paraprakisht.

Ambasada në njoftimin e lëshuar në Facebook ka dhënë edhe udhëzime tjera dhe dokumentet përcjellëse që duhen pasur për terminë të ndryshme.

LEAVE A RESPONSE