LAJME

Analisti nga ShBA: VV kretena, Vjosa mos ta synojë Presidencën

Analisti nga SHBA, Bleron Baraliu, e ka cilësuar si absurde kërkesën e VV-së që opozita të qëndrojë në sallë në mënyrë që t’i krijohet kuorumi për zgjedhjen e Presidentit.

“Në minimum VV mund t’ua ofroj LDK-së për shembull Kryetarin e Kuvendit në shkëmbim, por më e sinqertë, drejtë dhe konstruktive do të ishte që të gjitha partitë të dalin me kandidat konsensual“, ka shkruar Baraliu, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani duhet të vazhdojë politik-bërjen brenda nismës së saj ‘Guxo‘. /Periskopi

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Nuk eshte vec absurde, por krejt kretenike me prit apo kerku qe opozita te qendroj ne salle dhe te krijoj kuorum per Presidente. Sidomos nga VV!!! Mendoj se kjo nuk ka gjasa fare…

Ne minimum VV mund t’ua ofroj LDKse psh Kryetarin e Kuvendit ne shkembim, por me e sinqerte, drejte, dhe konstruktive do te ishte qe te gjitha partite te dalin me kandidat konsensual. Edhe ashtu Vjosa duhet te vazhdoj politikberjen brenda nismes Guxo…