MAGAZINA

Angelina Jolie shet dhuratën e Brad Pitt për shifra rekord: Këtë pikturë nga Winston Churchill

Angelina Jolie ka shitur me shifra rekord dhuratën që Brad Pitt i bëri vite më parë; një pikturë të rrallë nga Winston Churchill.

Pitt e bleu pikturën për $2.95 milion në 2011-in ndërsa sot, Jolie arriti ta shiste për $11.5 milionë gjatë një ankandi në Londër. Piktura e Churchill iu dhurua ish-presidentit Franklin D. Roosevelt gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në veprën e quajtur “Tower of Koutoubia Mosque” mbizotërojnë tonet e ngrohta të një perëndimi në Marok- subjekti i preferuar i Churchill-it -për të pikturuar.

Angelina Jolie shet dhuratën e Brad Pitt për shifra rekord:

“Për herë të parë, Churchill-i e vizitoi Marokun në 1935-ën dhe ra në dashuri me cilësinë e dritës atje. Ai ndjente se pikturat e tij nga ai vend ishin më të mirat.”- u shpreh Nick Orchard, kreu i artit modern në Britani tek Christie, vendin në të cilin u mbajt ankandi.

Nuk dihet ende pse Angelina vendosi ta shesë dhuratën simbolike të ish-bashkëshortit, por duke marrë parasysh shifrën, mund të themi pa frikë se Brad di ç’dhurata bën! Burime pranë dyshes thonë se ish-çifti kanë qenë gjithmonë  të interesuar për punën e Churchill dhe se gjatë një turi privat, kanë vizituar ambientet e nëndheshme ku Churchill jetonte dhe punonte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Angelina Jolie shet dhuratën e Brad Pitt për shifra rekord:

Fakti që u shit me një vlerë marramendëse ($11.5 milionë) më shumë sesa për pikturën flet për rrugëtimin e kësaj vepre. E krijuar nga Churchill, i dhurohet  ish-presidentit të Amerikës, Franklin D. Roosevelt për t’u fshehur më pas në shtëpinë e një prej çifteve më të famshëm të Hollywood-it.

Churchill ndoqi pasionin e tij për pikturën rreth të 40-ave, pas një sulmi të dështuar detar gjatë Luftës së Parë Botërore, që i kushtoi atij titullin “First Lord of the Admiralty”. Pavarësisht kësaj, ai ia doli të ishte produktiv duke krijuar më shumë se 500 punime gjatë gjithë jetës së tij.

Burimi: CNN

LEAVE A RESPONSE