15 ankesa janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga kandidatët e subjekteve politike pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Zëdhënësi i PZAP, Mul Desku, ka thënë se ankesat janë për mospërputhjen e rezultatit.
“Nga koha e shpalljes se rezultateve përfundimtare te Zgjedhjeve nga KQZ-ja e deri me tani PZAP-i ka pranuar 15 apele te cilat i kane paraqitur kandidatë të subjekteve politike. Apelet janë paraqitur kundër këtyre rezultateve për shkak të mospërputhjes së rezultateve. Afati për paraqitjen e apeleve kundër këtyre rezultateve është 24 orë nga momenti i shpalljes së tyre”, thotë ai për klan.
PZAP duhet të marrë vendime lidhur me këto apele brenda 72 orëve.
Pas PZAP, subjektet politike mund të dorëzojnë ankesa edhe në Gjykatë Supreme.