Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni e ka graduar komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës gjeneralmajor Bashkim Jasharin me gradën gjenerallejtënant.
Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor.
Para tij, në krye të FSK-së ishte gjenerallejtënant Rrahman Rama.