Befasitë më të mëdha te VV-ja për deputetë: Mimoza Kusari dhe Armend Muja me rezultat të papritur
Tashmë janë publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit edhe për kandidatët për deputetë.
Gara për deputetë mund të ketë lënë zemër-thyer shumë kandidatë, mes tyre edhe ata që kanë siguruar ulësen e Kuvendit të Kosovës.
Haki Abazi kishte numrin 19 në garën e Vetëvendosjes, dhe ishte i dyti në Ekzekutiv në kohën e Qeverisë Kurti 1, por ia doli të merrte një ulëse në Kuvend si i fundit mes deputetëve të partisë së tij.
Ai i mori vetëm 7 mijë e 627 vota, dhe ishte prapa edhe shumë kandidatëve pa shumë emër në Vetëvendosje.
Vjosa Osmani ia doli t’i merrte mbi 300 mijë vota, ose saktësisht 100 mijë e 147 vota më shumë se Glauk Konjufca.
Sidoqoftë, një befasi e jashtëzakonshme në këto zgjedhje është rezultati i Mimoza Kusari Lilës, e cila i mori 53 mijë e 563 vota.
Rezultat të mirë befasues ka arritur edhe Eman Rrahmani, që në Legjislaturën e fundit ishte zgjedhur si deputeti i fundit i Vetëvendosjes, por që kësaj here është i 19-i dhe i mori 16 mijë e 289 vota.
Po ashtu, rezultat të mirë mori edhe Hekuran Murati që kaloi 40 mijëshin, dhe Armend Muja që ishte deputeti i shtatë më i votuar i partisë së Kurtit. /Periskopi