LAJME

Behramaj: Albin Kurti po shitet si monark, me dukat e tij të zgjedhur në cirk të gërditshëm politik

Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, shkruan për marshimin e Kurtit në Lezhë, nga ku ‘dha kumtin se nuk do të ketë bashkim kombëtar’.

“Nga aty na kumtoi dy lajme kontradiktore. I pari, që nuk do të ketë bashkim kombëtar. I dyti, që kombi ynë ka nevojë për një Skënderbe edhe më të madh, i cili nga Vlladimiri erdhi në Kosovë dhe tashmë është nisur edhe drejt Shqipërisë.

Pra, pa u rikthyer ende në Zyrën e Kryeministrit, Albin Kurti tashmë po përpiqet t’i ngjasojë një monarku dhe me dukat e tij të zgjedhur të krijojë një cirk të gërditshëm politik!”, shkruan Behramaj, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

Ende pa i krijuar institucionet në Kosovë, Albin Kurti me qasje populiste po mundohet të katapultohet edhe në Shqipëri. Me frymën e krijuar politike pas rezultatit të zgjedhjeve këtu, ai po mundohet ta fuqizojë Lëvizjen Vetëvendosje edhe atje. Madje, duke e ngjyrosur veten si gjithëkombëtar, me përzgjedhje selektive të disa përfaqësuesve të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës bëri edhe shëtitje patriotike nëpër Lezhë, pa vetë të zotët e shtëpisë. Nga aty na kumtoi dy lajme kontradiktore. I pari, që nuk do të ketë bashkim kombëtar. I dyti, që kombi ynë ka nevojë për një Skënderbe edhe më të madh, i cili nga Vlladimiri erdhi në Kosovë dhe tashmë është nisur edhe drejt Shqipërisë.

Pra, pa u rikthyer ende në Zyrën e Kryeministrit, Albin Kurti tashmë po përpiqet t’i ngjasojë një monarku dhe me dukat e tij të zgjedhur të krijojë një cirk të gërditshëm politik!

LEAVE A RESPONSE