Berisha su.lmon ashpër Belinda Ballukun: Gjyshi yt Beqir Balluku nuk ka vjedhur as 1 % sa ke vjedhur ti, turp të vijë!
Në foltoren me demokratët në Kamzë, ish-kryeministri Sali Berisha ka su.lmuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun, duke e krahasuar me gjyshin e saj, i cili ka shërbyer në dik.taturë, Beqir Ballukun.
Sipas Berishës, Beqir Balluku “nuk ka vjedhur as 1/10 krahasuar me mbesën e tij, Belinda e cila në mënyrë kri.minale shpall tendera korr.uptivë për Unazën e Madhe, me 25 milion euro km.”
Berisha: “Beqir Balluku nuk ka vjedhur 1/10 krahasuar me mbesën e tij, Belinda në mënyrë kri.minale shpall tendera kor.ruptivë për Unazën e Madhe. Ajo jep dyfishin e çmimit të ndërtuar në tunelin e Krrabës, pra 20 milionë euro për 1 km rrugë, kurse tuneli i Krrabës nuk ka kushtuar as 14 milionë euro.
Kjo qeveri ka për simbol Arben Ahmetin haj.dutin më profesionit të të gjitha kohërave, Edi Rama nuk i nxjerr në televizor sepse në cdo fjalë u vjen era vjedhje.
Por ministrja e Kulturës, shiti serbëve lahutën e çiftelisë ja dha serbëve. Del dhe i shkruan se i ka mbaruar koha Neritan Cekës i cili ka 100 vite bashkë me të atin në arkeologji. E vërteta është se sot është e haleve dhe hajdutëve. Kjo është qeveria e cila ka bërë gjithçka për varfërimin e shqiptarëve për dy qëllim, të varfrit sun.dohen më kollaj dhe të përzërë rininë nga Shqipëria, shqiptarët zënë vendin e parë në Europë për largimin nga vendi mbi 520 mijë janë larguar por foltorja e ka rikthyer shpresën për të përm.bysur reg.jimin”