LAJME

Besa Shahini e kritikon Vjosa Osmanin për deklaratën e saj në BBC: E pavërtetë, populliste dhe anti-patriotike

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka reaguar me plot kritika ndaj Vjosa Osmanit për një deklaratë të saj në BBC-i. Osmani ka thënë se në Kosovë problem i madh është krimi dhe korrupsioni.

Kjo deklaratë sipas Besa Shahinit është e pamatur dhe përçon mesazh negativ ndërkombëtar për Kosovën.

“Presidentja e Kosovës – përfaqësuesja më e lartë e vendit – tha për BBC-në, se problemi më i madh në Kosovë është “krimi dhe korrupsioni”. Përveçse e pavërtetë, kjo deklaratë është populiste dhe antipatriotike.
Problemi kryesor për t’u diskutuar në media ndërkombëtare është fakti se

Kosova nuk njihet si shtet nga rajoni, BE-ja dhe organizatat e tjera kryesore ndërkombëtare. Kjo pengon jo vetëm zhvillimin shoqëror dhe ekonomik, por edhe imagjinatën se si mund të dilet nga izolimi dhe pabarazia me vendet e tjera të rajonit.

Të flitet për krim dhe korrupsion në fushatë zgjedhore është e kuptueshme. Por, të përçohet diskursi i fushatës në media ndërkombëtare dhe të përshkruhet Kosova si vend i zhytur në krim e korrupsion, është të pështysh veten në fytyrë, siç kanë bërë Basha e Meta shpesh me Shqipërinë për interesa vetjake elektorale. Kur e para e vendit prezanton gjithë gjeneratat paraardhëse politike si të korruptuara e të kriminalizuara, tingëllon mosbesues edhe cilësimi që ia bën vetes dhe Vetëvendosjes si të “pakorruptueshëm”, shkruan Besa Shahini në reagim./Indeksonline/