LAJME

Çka po ndodh në Veri? Mediat serbe raportojnë se janë pakësuar anëtarët e Njësisë Speciale në Jarinje

Njësitë Speciale ROSU vazhdojnë të jenë në pikat kufitare 1 dhe 31 derisa ten si onet duket se janë rritur.

Veriu i Kosovës mund të arrihet vetëm në këmbë.

Njësitë e Ushtrisë Serbe janë në gatishmëri të lartë për lu f të në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit, raporton B92, përkthen në shqip Periskopi.

Ky medium serb raporton se inc i d entet u ngritën të enjten kur Njësia Speciale (sic) rra hu tre serbë në Bërnjak – e të cilët nuk ishin pjesë e protestës por thjesht prerës të druve për ngrohje.

Ashtu si gjatë ditës së djeshme, edhe sot janë parë fluturake të Ushtrisë Serbe duke fluturuar mbi Jarinje në një veprim të papranueshëm që i nx iti protestuesit të bërtisnin “Serbia, Serbia”.

Mediat serbe raportojnë se anëtarët e Rosu-s kanë ndryshuar pozicion dhe në pikën kufitare në Jarinje ndodhet vetëm një grup policësh specialë – për dallim nga ditët tjera kur kishte më shumë.