Nuk po pushojnë komentet pas reagimit nga zyra e Vjosa Osmanit për dekretin e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Izrael.
Zyra e Osmanit u distancua në një formë nga dekreti duke thënë se ai ishte nënshkruar nga ish presidenti Thaçi.
Periskopi ka siguruar dekretin ku megjithëse dekretohej hapja e Ambasadës në Izrael, në fakt nuk përcaktohej fare Jerusalemi si lokacion për të.
E pas reagimit të Zyres së Presidentes ka komentuar edhe Dardan Islami, analisti i njohur i çështjeve politike në vend.
Ai ka thënë “Hashimi e ka shpallë edhe pavarësinë shoqe!?” në një adresim që vë në pikëpyetje qasjen e znj.Osmani, përcjell Periskopi.
“Ai/Ajo qe na armiqson sot me Izraelin, eshte pjelle e UDB-se dhe asgje me shume!” – ka thënë ai në profilin e tij në Facebook.
Kryeministri Kurti ndërkohë vazhdon të shqyrtojë lokacionin e ambasadës së Kosovës në Izrael, megjithëse tashmë ajo u përurua edhe zyrtarisht. /Periskopi