LAJME

Dhuratë e bukur për festat e fundvitit/ Italia jep lajmin e mirë për shqiptarët

Duke nisur nga viti 2023 qeveria italiane do të njohë vitet e punës në vendin tonë. Kjo do të favorizojë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin e Italisë, duke u dhënë të drejtën e pensionit në momentin që mbushin moshën e përfitimit.

Qeveria italiane do të pranojë marrëveshjen me Shqipërinë për njohjen dy palëshe të viteve të punës për efekt të daljes në pension.

Madje senati ka miratuar fazën e parë duke i dhënë votat pro relacionit të buxhetit për 10 vitet e ardhshme ku kryeministri Mario Draghi ka parashikuar 136 milionë euro për zbatimin e paktit me shtetin shqiptarë.