Policia ka shpallur në kërkim dhe pritet arrestimi i ish-kreyeprokurorit, Adriatik Llalla i cili u dënua me 2 vite burg.
Në media janë bërë publike pasuritë e paluajtshme të sekuestruara ndaj tij:
》Pasuria e paluajtshme apartament, me sipërfaqe 67.2 m2, e ndodhur në Durrës.
》Pasuritë e paluajtshme të llojit tokë arë, 4 (katër) pasuri, me sipërfaqe gjithsejt 22.300 m2 të ndodhura në Tiranë.
Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë (rreth 1 milion dollarë). Të gjitha konfiskohen dhe kalohen në favor të shtetit.