Bota

Diplomohet në moshën 72-vjeçare, prek e moshuara: Humba vajzën 14-vjeçe, ia dedikoj asaj

Rosanna Brescia nga Roma është diplomuar në moshën 72-vjeçare në Universitetin La Sapienza të Romës, dhe për këtë, ajo ka patur një arsye të fortë.

Ajo që e motivoi Rosanën të niste shkollën në këtë moshë është mjaft prekëse.

“U regjistrova sepse humba një vajzë 14 -vjeçare dhe ky udhëtim është sikur ta ketë bërë ajo, është sikur sot, të jetë ajo që i kushtoi të gjitha përpjekjet dhe sakrificat e mia”, shprehet e moshuara.

Rosanna arriti të merrte diplomën e saj trevjeçare dhe më pas diplomën master në shkencat historike.

Momenti i diplomimit ishte mjaft emocionues jo vetëm për atë por dhe për të gjithë studentët dhe anëtarët e komisionit të universitetit ku ajo studioi.

Ajo ja dedikoi të gjithë këtë punë dhe arritje vajzës së saj të ndjerë.