Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Republika e Kosovës do të fitojë pavarësinë në të gjithë territorin e saj.
Në një deklaratë për media, presidenti Vuçiq ka folur edhe për statusin e ardhshëm të Kosovës.
“E ardhmja politike nëse gjithçka vijon të mbetet kështu siç ne jemi sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, Kosova, për keqardhjen time dhe të tjerëve, do të fitojë pavarësinë në të gjithë territorin”, ka thënë Vuçiç.
Kjo sipas presidentit Vuçiq, nuk do të ndodhë për fajin e tij, por për shkak të rrethanave të krijuara.